Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”.
Bëhet me dije se një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi B. P., 18 vjeç.
I riu është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa në vendngjarj ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqve të aksidentit.
Informacion paraprak:
Kukës/ Më datë 16.09.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.