Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Volkswagen” me shpejtësi del nga rruga dhe përplaset me barrierën, plagoset shoferja në aksin Milot-Mamurras, niset te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
“Volkswagen” me shpejtësi del nga rruga dhe përplaset me

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Paraprakisht bëhet me dije se një automjeti tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, e cila është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Kurbin/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll