Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vokshi sulmon Ramën: Shëndetësia në mëshirë të fatit, shteti po vjedh paratë që mund të shkonin për spitalet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3c0ec12353aef5e5318fffd491468e2

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi mbrëmjen e sotme se vendi ynë ka nivelin më të ulët të testeve.

E ftuar në News24, Vokshi shtoi se në Shqipëri nuk bëhet një hetim epidemipologjik i pozitivitetit të testeve.

“Ne kemi nivelin më të ulët të testeve. Ne nuk bëjmë hetim epidemiologjik të pozitivitetit të testeve. Ne kemi 30% të e popullsisë së prekur. Sa më shumë bëhen testime, aq m,ë I lartë është numnri i të prekurve. Qeveria nuk ka marrë masa për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve. Është keqmenaxhuar situata. Qeveria ka vjedhur përmes tenderave sekret. Vetëm spitalet Covid marrin mjete mbrojtëse, të tjerët janë lënë në mëshirë të fatit. Sot janë rrëzuar shtyllat e Shëndetësisë, Rama iu dha oligarkëve 400 milionë euro tendera, pë r koncesione” , tha Vokshi. 

Vokshi foli edhe për shëdetësinë falas, ku tha se shteti po vjedh paratë që mund të shkonin për investim në shëndetësi.

“Nuk kemi shëndetësi falas. Shqiptarët marrin para hua për të blerë ilaçe. Shteti është në vjedhje të parave të shëndetësisë që duhet të shkonin për pandeminë. Të gjitha investimet nëpër spitale janë blerë në kohën e qeverisjes demokratike. Me ato para që iu dhanë Vilma Nushit, ti përdorte për chekup-in. Këto para pse nuk shkuan për investime?”, u shpreh Albana Vokshi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img