Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vokshi pas përjashtrimit nga Kuvendi: Ja pse i duhen gratë Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj për 10 ditë nga Kuvendi.

Sipas Vokshit, Rama urdhëroi 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete, madje shtoi se gjithashtu urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij.

Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“, -shkruan Vokshi.

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës përjashtoi për 10 ditë nga parlamenti dy deputetet e opozitës Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Kërkesa për përjashtimin e tyre erdhi pas tensioneve që krijuan ditën e djeshme në seancën plenare.

Momenti kur Elda Hoti i heq mikrofonin Agalliut
Momenti kur Elda Hoti i heq mikrofonin Agalliut

Mes tensioneve, zhurmës se bilbilave dhe bllokimit të foltores edhe seanca e djeshme plenare u mbyll për 15 minuta e 53 sekonda. Kaosi i krijuar nga opozita nuk lejoi zhvillimin e seancës në kushte normale. Albana Vokshi u pa me pankarta në duar teksa qëndronte në foltoren e Kuvendit, ndërsa depuetja tjetër Elda Hodi i hoqi mikrofonin kolegut Arbri Agalliu.

Nën zhurmën e bilbilave mazhoranca miratoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji për ‘Bastet’ online u miratua me 72 vota pro dhe 2 abstenim. Dy deputetët që abstenuan ishin Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese