Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vokshi: Berishën mund ta arrestojnë, por “berishizmit” s’i vënë dot prangat

Shkruar nga Newsbomb
Vokshi: Berishën mund ta arrestojnë, por “berishizmit”

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur në lidhje me votimin në Kuvend, ku iu hoq imuniteti deputeti Sali Berishës.

Ajo u shpreh se ky vendim ishte anti-kushtetues, teksa tha se Berishën mund ta arrestojnë, por nuk do të arrestojnë dot “berishizmin”. Ndër të tjera deputetja tha se do ketë protesta edhe më të mëdha në vazhdim, teksa shtoi se sido që të shkojë çështja Berisha do të drejtojë PD-në.

“Një tjetër vendim antikushtetues, që shkelmon kushtetutën përfundimisht, pas vendimeve të njëpasnjëshme nga ana e Edi Ramës. Mund ta arrestojë Sali Berishën, por ‘berishizmin’ nuk mund ta arrestojë. Shumë më tepër do të jenë në protesta të tjera. Berisha është shtyllë!

Nuk e izolon dot askush Berishën! Berishizmi është frymë. Do vijojë të drejtojë Berisha PD”, tha ajo ndër të tjera në “Opinion” në News24.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese