Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vojo Bregu nxjerr shkresën e Ministrisë së Bujqësisë: U thonë fermerëve se fajin për dështimin e farës së domates e kanë ata! Janë të lidhur me pronarin e firmës

Shkruar nga Newsbomb

Vojo Bregu, zyrtar i LSI dhe ish-Sektretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, nxjerr një dokument që ky institucion u ka dërguar fermerëve duke i bërë ata përgjegjës për dështimin e farës së domates. Pas ankesave të fermerëve, Ministria e Bujqësisë ka hartuar një raport dhe ua ka dërguar.

Shkruan Vojo Bregu - dokumenti:

Ministria me një shkresë paçavure, pa kokë, pa firmë i ka dērguar fermerëve një raport, ku dilet në konkluzionin që fajin për dështimin e farës së domates, e paskan pasur fermerët. Ky raport është  hartuar nga një person në konflikt të pastër interesi.

  • Së pari, drejtuesi i raportit rezulton bashkautor studimesh shkencore, në më shumë se 3 raste me vëllain e pronarit të firmës që ka sjellë farën e domates. Vetëm ky fakt e bën të pabesueshëm këtë raport.
  • Së dyti, si shpjegohet fakti që në të njëjtën serë, nga filmimet e fermerëve, rezulton se vetëm fara " Ozgan" është me probleme, kurse një farë tjetër vetëm 60 cm larg, në të njëjtën serrë është zhvilluar normalisht??? Pra as faji i tokës, as i ujit, as i diellit.
  • Së treti, një pyetje e bërë nga specialistë. Për cilësinë e farës bëhen analiza patologjike( këto që janë bërë nga komisioni) apo analiza gjenetike, që as nuk kanë marrë mundimin ti bëjnë??

Fermerët presin pērgjigje nga ministria e Bujqësisë sot. Nesër do jetë vonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll