Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vodhi tre biznese, arrestohet 22-vjeçari në Berat

Shkruar nga Newsbomb
Vodhi tre biznese, arrestohet 22-vjeçari në Berat

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohet për vjedhje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. P., 22 vjeç, banues në Berat. Perosni në fjalë dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Vodhi gjatë ditëve të fundit, para dhe produkte, në 3 biznese në qytet, identifikohet dhe arrestohet 22-vjeçari.

Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe për arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë administruar kallëzimet për 3 raste vjedhjesh të kryera gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi F. P., 22 vjeç, banues në Berat. Shtetasi F. P. dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese