
Pas denoncimit nga një qytetar në Laç, se i kishin vjedhur automjetin, policia ka gjetur dhe arrestuar autorin e vjedhjes në Kurbin.
Qytetari nga Laçi denoncoi në polici vjedhjen e automjetit të tij “Lancia” të cilin e kishte parkuar poshtë pallatit.
Pasi bëri denoncimin në polici, gjatë mesnatës shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur bashkë me autorin e dyshuar, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja. Pas vjedhjes autori po tentonte të largohej së bashku me automjetin në drejtim të një qyteti tjetër, me qëllim shitjen e mjetit.
Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por ka braktisur mjetin dhe është larguar. Menjëherë uniformat blu kanë mundur të arrestojnë autorin e dyshuar, 40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Gjendet brenda 24 orëve automjeti i vjedhur, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar.
Menjëherë pas kallzimit të marrë nga shtetasi L. L., banues në Laç, se i kishin vjedhur automjetin e tij "Lancia" të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin e gjetjen e mjetit si dhe identifikimin e arrestimin e autorit.
Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej sëbashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.
Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.
Falë punës së mirëfilltë operative hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja e arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit G. N. 40 vjeç, banues në Laç, për vepren penale "Vjedhja".