Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi rezulton se ka vjedhur një makinë në pronësi të shtetasit me iniciale T.M .
Unioformat blu bëjnë me dije se ditën e djeshme 43-vjeçari vodhi makinën tip “Opel” nga oborri i banesës së pronarit të mjetit në rrugën “Bab Rexha” dhe me pas është larguar dhe ka fshehur makinën në një garazh në zonën e “Don Boskos”.
Pas denoncimit që pronari i makinës bëri në polici, uniformat blu nisën kërkimet nga ku gjetën mjetin e vjedhur dhe vunë në pranga autorin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Last guide".
Vodhi një automjet në oborrin e një banese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën "Bab Rexha", ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
- A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip "Opel", në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën "Bab Rexha", dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.