Dy traktorë dhe vegla të shumta pune me origjinë të dyshimtë u zbuluan brenda një kamioni në portin e Barit, Itali.
Pas hetimeve nga autoritetet italiane, rezultoi se dy traktorët dhe mjetet e punës me një vlerë tepër të lartë në treg, ishin vjedhur dy ditë më parë në Bolonja.
Policia italiane arrestoi në vend shoferin e kamionit, një 55vjeçar i cili posedonte dokumente false të doganës. Mbi të rëndojnë akuzat e vjedhje dhe falsifikimit. /Newsbomb.al