Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
38 °
Sht
33 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vodhi dozat e vaksinave anti-COVID dhe ua shpërndau miqve, arrestohet mjeku në SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce933ebaefe06bbf32cf91f07d88b006

Një mjek në Teksas të SHBA është shkarkuar nga puna dhe tashmë po përballet me akuza kriminale pasi vodhi një paketim të vaksinës kundër koronavirusit që përmbante nëntë doza.

Hasan Gokal, i cili punonte në sektorin e shëndetit publik, vodhi dozat e kompanisë Moderna, ndërsa për këtë vepër u mburr para një kolegu.

Ky i fundit e ka denoncuar te mbikëqyrësit, me prokurorët që mësuan se mjeku 48 vjeçar ua kishte shpërndarë vaksinat miqve dhe familjarëve.

“Ai e abuzoi pozitën për t’i vendosur në radhë të vaksinimit personat që nuk i janë nënshtruar procesit ligjor për të qenë aty. Ajo që bëri ai ka qenë ilegale dhe për këtë do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, tha kryeprokurorja rajonale Kim Ogg.

Sipas saj, mjeku i dyshuar i injoroi protokollet që kërkojnë përparësi për punëtorët në vijën e parë të frontit kur është fjala për vaksinim kundër Covid-19.

Ndërkohë avokati i mjekut u shprehnse klienti i tij nuk kishte bërë asgjë të gabuar, pasi paketimi ishte i dëmtuar dhe mjeku nuk donte që të shkonin dëm.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img