Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Vodhi brenda një automjeti, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili vodhi brenda një automjeti në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparatët celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

 


Më shumë