Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin që u zhvillua ditën e djeshme në Liqenin e Thatë, Tiranë.
Bëhet me dije së në kudër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona. Të arrestuarit janë Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Cupi, Hektor Qirizai dhe një tjetër.
Dyshohet se personat në fjalë janë grabitës vilash. Ata ditën e djeshme kanë hyrë në vilën e një gruaje në Sauk dhe kanë vjedhur një shumë të kosniderueshme parash.
Policia gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarve ka sekuestruar 25 mijë euro që dyshohet se janë marrë nga vila ku është kryer grabitja si dhe një armë zjarri.
Mësohet se Klodian Cupi dhe Heltor Qiriazai janë emra të njohur për autoritetet policore.
Cupi më parë ka qenë me precedent të mëpararshëm për vjedhje dhe drogë, ndërsa Hektor Qirjazin, i cili njihet edhe me emrin Dorian J është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi
Qiriazi në Greqi akuzohet për tentative vrasjesh, vjedhje qendrash tregtare, makina, bastisje shtëpish.