Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Vodhën paratë në kishë, arrestohen tre autorët në Korçë (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohen për vjedhjen e një shume parash në një objekt kulti në fshatin Lajthizë, Pustec.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Romeo Leke., 22 vjeç, Klevis Arapi., 25 vjeç dhe Ibrahim Progri.,69 vjeç.

Sipas Policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një kishë në fshatin Lajthizë, Pustec.

Njoftimi i Policisë:

Vodhën një shumë parash, në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë, Pustec, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë