Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën para në një banesë, arrestohen dy persona në Fier (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën para në një banesë, arrestohen dy persona në

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë parash në banesë në Fier.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Marjus Filipi 39 vjeç dhe Erion Qorri, 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Vodhën një shumë parash, në një banesë, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi E. H., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve M. F., 39 vjeç dhe E. Q., 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed