Policia ka vënë në pranga tre të rinj të cilët vodhën një makinë në Skrapar.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin me iniciale A.L., 27-vjeçarin me iniciale S.L. dhe për 22-vjeçarin L.H.\
Mjeti i vjedhur i tipit “Benz” u gjet në një pikë skrapi në lagjen “Uznovë” dhe më pas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, Skrapar, u bë arrestimi në flagrancë i, A. L., 24 vjeç, S. H., 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë dhe L. H., 22 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. S., 22 vjeç, banues në Çorovodë.
Mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen Uznovë dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.