Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Vodhën me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë, arrestohen dy të rinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi dyshohet se kanë vjedhur një pikë karburanti në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se shtetasit F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.

Ndërkohë në prangat e policisë ka rënë dhe një person tjetër, banues në Fushë Krujë  I cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Mësohet se shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i  kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi I plotë:

Vodhën me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë, Policia zbardh ngjarjen dhe  arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Bie në prangat e Policisë 1 shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.

Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

Materialet i  kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img