Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën me armë një dyqan, arrestohet pas 5 muajsh 18-vjeçari në Shkodër, bashkëpuntori i tij në kërkim (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën me armë një dyqan, arrestohet pas 5 muajsh

Një 18-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për vjedhje.

Në pranga ka rënë shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.  Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh.,  kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

Ndërsa shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Vihet në pranga 18 vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin "Drisht".

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë,  identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin "Drisht", ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve,   A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.  Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh.,  kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll