Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vodhën mbi 250 milionë lekë te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e autorëve: E njihnim biznesmenin, u habitëm edhe vetë kur…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Donald Hoxha dhe Gentian Kame janë dy autorët e vjedhjes së më shumë se 250 milionë lekëve të biznesmenit Flamur Behi, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ata kanë pranuar fajësinë në prokurori, ndërsa kanë thënë se e njihnin biznesmenin.

Dy autorët kanë thënë para prokurorëve se edhe vetë janë habitur kur kanë parë çantat me lekë, pasi edhe vetë nuk e dinin se biznesmeni mund të kishte atë shumë të madhe parash me vete.

Vjedhja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku autorët përdorën një bllokues valësh për të bërë të mundur që makina të mbetej e hapur, pavarësisht se biznesmeni e mbylli me pult.

Pas largimit të tij, autorët kanë marrë nga bagazhi paratë dhe janë larguar.

Gjithashtu mësohet se autorët e grabitjes, vëllai dhe i dashuri i gazetarës së ‘Zjarr tv’,  kanë përdorur makinën e kësaj të fundit. Dy hajdutët janë identifikuar shumë shpejt nga targa e automjetit që kanë përdorur për t’u larguar. Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë.

LEXO EDHE: Nga bllokuesi i valëve tek vetëdorëzimi në polici me lekët e vjedhura, dalin detaje të reja nga grabitja e biznesmenit: U përdor makina e gazetares së njohur

Më shumë




spot_img








spot_img