Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Vodhën lekët e pensioneve duke falsifikuar dokumentet, arrestohen 2 punonjës të Zyrës Postare në Divjakë (Emrat)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy punonjës të Zyrës Postare të Divjakës kanë rënë në prangat e Policisë.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Endri Llazi, 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë dhe Gëzim Murrizi, 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

albsig

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Njoftimi i policisë së Divjakës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Post Office”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier dhe Sektorin Operacional në DVP Fier.

Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet, vihen në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare Divjakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve:

  1. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë;
  2. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img