Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Vodhën farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, arrestohen 2 persona në Berat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

37db9759fe043dc030a0d669378db7c7

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët janë autorë të disa vjedhjesh.

Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike kanabis, një sasi e sendeve të vjedhura në farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore.

Bëhet fjalë për shtetasit B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë, Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Morava”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Berat, për kapjen e autorëve të disa vjedhjeve.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Moravës dhe Lapardhasë.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Gjatë operacionit sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në banesën e njërit prej autorëve.

Sekuestrohet edhe një sasi e sendeve të vjedhura në farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve.

Në këtë kuadër, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Morava”, në kudër të të cilit u kapen dhe u vunë në pranga dy shtetas, konkretisht:

B. P., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. K., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë, Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në fshatin Moravë dhe në fshatin Lapardha, ku kanë vjedhur në disa farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, në harkun kohor të dy muajve të fundit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B. P. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një sasi e madhe ushqimesh dhe pesticide bujqësore. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete në pronësi të autorëve të arrestuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.


spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img