Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Vodhën energjinë elektrike, arrestohen 10 persona, evidentohen 21 raste të vjedhjes

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10 persona janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në matësit elektrikë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur energji elektrike.

Policia bën me dije se arrestimet janë kryer në disa qytete të vendit, ku janë konstatuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë proceduar 10 persona të tjerë.

Policia e Shtetit

Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 10 shtetas, në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, procedohen penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1, 5, 6 dhe Komisariatin e Policisë Vorë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.

DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër. Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img