Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën dy dyqane dhe një shtëpi, goditet grupi i "skifterave" në Lushnjë: Sekuestrohen mijëra euro, lekë dhe bizhuteri (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën dy dyqane dhe një shtëpi, goditet grupi i

Niko Zaimi, Erion Kondi dhe Klaudjo Myrtja janë arrestuar në flagrancë nga Policia pasi dyshohet se janë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura më parë në Lushnjë. Gjatë operacionit, atyre u jaën sekuestruar sasi parash në euro, paund dhe lekë, si dhe disa bizhuteri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marë se në orët e para të mëngjesit ishin vjedhur 2 biznese dhe 1 banesë në Lushnjë, menjëherë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Trio”. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Niko Zaimi, 36 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç, të tre banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen "Kadri Qystri" kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit D. Sh., në lagjen "Loni Dhamo" kanë vjedhur banesën e shtetases N. K. dhe në lagjen "Kadri Qystri" kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të shtetasit A. S.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajit maj dhe gusht, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 3 banesa, konkretisht në datën 11.05.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit J. P., në datë 10.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. E., dhe në datë 12.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit A. H.

Gjatë operacionit, Policia ka bërë sekuestrimin e shumës prej 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, paisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese