Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën arkën e kishës në Fushë-Arrëz, arrestohen autorët

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Pukës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e grabitjes së arkës së kishës së Fushë-Arrëzit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë A.V, 14 vjeç dhe M.Gj, 14 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Të dy të miturve u janë sekuestruar paratë e vjedhura, ndërkohë që hetimet për çështjen vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Fushë-Arrëz,

Pukë

Identifikohen dhe kapen autorët e vjedhjes së Kishës në Fushë Arrëz.

Me datë 27.05.2018 në Fushë-Arrëz janë vjedhur nga arka një sasi lekësh në Kishën Kristiane Fushë Arrëz, ku falë veprimeve te shpejta hetimore të policisë janë identifikuar dhe kapur dy autorët e dyshuar shtetasit e mitur: A. V. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz, dhe M. Gj. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz. Kapja dhe shoqërimi tyre në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë pasi janë gjetur sasia e lekëve të vjedhura në Kishën Kristjane Fushë Arrëz.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed