Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Vodhën 530 mijë euro në vilat luksoze në Tiranë, Gjykata lë në burg pastruesen dhe djalin e saj

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të cilët vodhën 530 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.

Para dy ditësh policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa ditën e djeshme gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.

Rozeta Dobi dhe Havier kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin vilat, ku 49-vjeçarja punonte si sanitare.

Personat në fjalë shfrytëzonin rastin kur pronarit ishin jashtë vendit për të vjedhur banesa dhe ato i bënin të dukej si grabitje, ndërsa në banesa futej përmes çelësit që kishte kopjuar.

Gruaja vidhte para dhe sende me vlerë, ndërsa djali e priste jashtë me makinë për ta larguar sa më parë nga vendi ku kryenin grabitjen.

Ka qenë ish-zyrtarja Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve janë gjetur rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.

LEXO EDHE: Grabiti me nënën rreth 530 mijë euro, 23-vjeçari letër të dashurës nga paraburgimi: Nuçja ime bëhu e fortë, për dy muaj do dal

LEXO EDHE: “Shyqyr që nuk gjetën ato te tubi sobës”, si u zbuluan nga përgjimet paratë e fshehura të pastrueses; Alda Klosi kunata e drejtorit të Tatimeve


Më shumë