Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Vodhën 3 milionë lekë në Dibër duke kërcënuar pronarin e shtëpisë, arrestohet autori i katërt i grabitjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

2112d5ddfbdc659821d26ef7d80be588

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar autorin e katërt të grabitjes së ndodhur në tetor 2019 në Grykë Nokë të Dibrës, ku grabitësit vodhën 3 milionë lekë në banesën e I.H, duke e kërcënuar atë me armë.

Mësohet se është arrestuar V.S, 34 vjeç, banues në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Vijon operacioni policor “Shumbati”.

Shkon në katër numri i të arrestuarve për vjedhjen me armë të një shume parash në një banesë.

Kapet autori i katërt i vjedhjes me armë të një shume parash në fshatin Grykë Nokë, Dibër (ngjarje e ndodhur tetor 2019).

Strukturat e Policisë së Dibrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: V. S., 34 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë ( të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

LEXO EDHE: Zbardhet në kohë rekord vjedhja me armë në Dibër, arrestohen dy autorët pas një orë ndjekjeje (VIDEO)

Më shumë

spot_img