Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Vodafone

Një prej kompanive lider, ndërkombëtar, në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, në të gjithë treguesit e performancës së rrjetit celular.

 

Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare në  Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë në vendin tonë (893 pikë nga 1000), përsa i përket performancës së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performancës nga të dhënat crowdsourced, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh: “Kjo arritje historike është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe tregues që këto investime kanë sjellë diferencën në treg. Jemi shumë krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm e të qëndrueshëm në Shqipëri, i cili arriti performancën maksimale edhe në situata sfiduese, siç ishte periudha e Covid-19. Ky rezultat nuk është vetëm një arritje e radhës për kompaninë, por edhe një përgjegjësi më shumë për të ruajtur intensitetin e punës sonë, në realizimin e shoqërisë dixhitale për Shqipërinë, nëpërmjet rrjetit të fuqishëm Vodafone Gigabit.”

Drejtori Ekzekutiv i Telekomunikacionit në umlaut, Hakan Ekmen, përgëzoi kompaninë  Vodafone për këtë arritje: “Përgëzoj Vodafone Albania për arritjen. Me 893 pikë, skuadra e Vodafone ka arritur rezultatet më të larta të siguruara ndonjëherë në Shqipëri në testimet e umlaut. Klientëve Vodafone iu ofrohet cilësia më e mirë e shërbimeve celulare. Vlerësimi i performancës së rrjeteve celulare nga umlaut standardizon industrinë, duke vlerësuar me korrektësi dhe transparencë infrastrukturën globale dixhitale.”

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Superioriteti në cilësinë e rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët.

Për më shumë informacion rreth rezultateve të testimeve umlaut vizitoni:

https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

Umlaut_Certiicate.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.