Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

VOA: Deputetët socialistë kërkojnë zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi sot zyrtarisht zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 30 muaj, deri në fund të vitit 2024. Sipas mandatit aktual, komisioni pushon së funksionuari në qershor të vitit të ardhshëm.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se zgjatja e mandatit duhet për të “vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre, nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale ose pastërtinë e figurës së tyre, dhe i zbulimit të çdo lloj lidhje kriminale të tyre”.

Zgjatja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kërkon ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën duhen 94 vota pro, ose dy-të-tretat e votave të parlamentit me 140 anëtarë. Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit Partia Socialiste fitoi 74 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e opozitës mori 59 deputetë. Për ndryshimet kushtetuese nevojiten votat nga të dyja anët e Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, thotë se opozita ende nuk është njohur zyrtarisht me propozimin e bërë, përveç aq sa është publikuar nga media.

I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi nismën e socialistëve për të ndryshuar Kushtetutën në shërbim të procesit të vetingut në drejtësi, zoti Bardhi tha se “sapo të njihemi zyrtarisht me propozimin dhe argumentet e atij propozimi do të kemi një qëndrim zyrtar”.

“Në parim, më lejoni të saktësoj, që nuk bëhet fjalë për zgjatje të afatit të vetingut, sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim” – theksoi zoti Bardhi.

Kërkesa e depozituar sot në Kuvend është nismë e 28 deputetëve të majtë, ose 1/5 anëtarëve të organit më të lartë ligjvënës.

Reforma në drejtësi nisi 5 vjet më parë me miratimin e të gjithë140 deputetëve të Kuvendit, falë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së.

Ajo preku Kushtetutën me riformatimin e institucioneve të drejtësisë, dhe ndryshoi më shumë se 25 ligje të mëparshme.

Por brenda 2-3 vitesh u bënë të nevojshme korigjime të tjera herë pas here në 15 ligje nga i njëjti parlament, që e miratoi reformën si paketë./VOA

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img