Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vlorë, operacioni "Karaburuni" zbulon naftën kontrabandë

Shkruar nga Newsbomb

 

Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të anti-kontrabandës të koduar “Karaburuni”, ka vënë në pranga shtetasin Mondi Veshaj.

53-vjeçari, banues në qytetin e Vlorës, ka në pronësi të tij karburantin Kastrati në fshatin Sherishtë ku u sekuestruan 3500 L naftë. Karburanti, rezulton i regjistruar në QKR me emrin Jonufra 2000.

 

Policia ka sekuestruar edhe anijen Karaburuni e cila dyshohej për kontrabandë nafte që sillej nga Italia.

Disa ditë më parë nga ky operacion, u arrestuan në fshatin Sherishtë edhe shtetasit Eduaet Aliaj dhe Levzat Canaj.

Strukturat e policisë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e gjithë skenës kriminale ndërkohë që ka çuar për analizë edhe cilësinë e naftës që dyshohet të jetë e dëmshme për t’u tregëtuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese