Kështu ndodh kur punët nisin në dimër. Kjo video dhe këto foto që vijnë nga Vlora tregojnë gjendjen e vështirë që shihet për punëtorët në Lungomare në këtë qytet. Koha e keqe, dëmton seriozisht që rëra e hedhur buzë detit për lungomaren të shkojë dëm. Deti i egërsuar po vjen deri afër duke e marrë rërën.
Ndërkohë që makinat e firmës që ka marrë punimet për ndërtimin e Lungomares janë të vendosura në anë, pa punuar për shkak të kushteve atmosferike.
Në fakt, menjëherë pas hapjes së procedurave për ndërtimin, firma filloi të punojë dhe u tha se kryeministri Edi Rama do të shkonte në fillim të këtyre punimeve për inaugurimin e tyre. Kryeministri nuk shkoi. Makinat punuan për disa ditë, dhe menjëherë filloi moti i keq që rrezikon sërish punimet.
Faza e parë e punimeve në Lungomare është 1.8 miliardë lekë dhe fituese është firma “Riviera” sh.p.k. Deri tani nuk është dhënë një afat përfundimtar për fazën e parë.