Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Force dhe Guardia di Financa ndaluan sot një skaf që sipas tyre dyshohej se ishte përgatitur për transportin e kanabisit.
“Në zonën pranë Kepit të Gjuhëzës u kap dhe sekuestrua mjeti lundrues ERA III me gjatësi 5.6m, gjerësi 2.2m, me një motorr Yamah 90 hp dhe një motorr Yamah 9hp me pronar A. H, 47 vjeç, lindur dhe banus në Vlorë.
Nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti ka dalë pa leje nga zona e Orikumit dhe mjeti nuk është i paisur me çertifikatë nga policia kufitare.
Materialet do t’i kalojne Prokurorisë Vlorë për vepren penale “Mosdeklarimi i ndryshimeve”neni 28 i ligjit 8663, viti 2000, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.