Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
2 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Vlorë/ I ekzekutuan djalin me kallashnikov me silenciator, flet mjeku i njohur: Gruaja dëgjoi krismat! E gjeta djalin të mbuluar me gjak… Ja me kë ishte kur u vra (RRËFIMI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ebbe9180c67e0befe762918c99782d65

Mjeku Edmond Breshanaj babai i 26 vjeçarit Kristian Breshanaj që u ekzekutua me kallashnikov silenciator në Vlorë, të dielën, ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin.

I ati rrëfen se ka qenë gruaja e tij ajo që ka dëgjuar krismat dhe ka parë nga dritarja dajlin e vrarë. Sakaq ai ka hedhur poshtë pistën e vrasjes për pazare të drogës pasi thekson se i biri në Belgjikë  punonte barist.

“Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular cunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar. Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi.

E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën. Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër. Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar “mos ca boni”. Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që ato të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin. Djali nuk kishte precedent ishte i rregullt. Në Belgjikë punonte barist”, tha Breshanaj për report tv.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/ekzekutimi-me-kallashnikov-silenciator-ne-vlore-detaje-nga-vrasja-e-djalit-te-mjekut-si-u-prit-nga-autoret-e-maskuar-ne-rrugicen-e-shtepise-skema-e-krimit-207707

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img