Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

VLORË/ Damian Gjiknuri takim me ndërtuesit: Investimet në qytet rritën vlerën e pronës, projekti ynë ekonomik e zhvillimor nuk ndalet (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5c3ef90176c35b4c543c73f910c1df06

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një bashkëbisedim me sipërmarrësit e fushës së ndërtimit. Socialisti shoqërohej nga kryebashkiaku Dritan Leli, kreu i PS-së në Vlorë Anduel Tahiraj dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani.

Gjatë takimit, Gjiknuri shprehu kënaqësinë që përveç ndryshimit që po pëson qyteti, po rritet vlera e pronave të vlonjatëve. Madje, sipas tij, projekti politiko-ekonomik i socialistëve për Vlorën ka nisur.

“Projekti politik dhe ekonomik për Vlorën tashmë është në mes të rrugës. Janë bërë investime goxha serioze, jemi në prag edhe të disa veprave me shumë interes për zhvillimin e Bashkisë së Vlorës por gjithë vijës së bregdetit në fakt. Me përfundimin e Tunelit të Llogarasë, me përfundimin e aeroportit të Vlorës, apo shëtitores deri në Orikum, do ta bëjnë Vlorën një vend që do na bëjë krenar. Do të sjellin transformim të tregut të pronave të patundshme dhe kërkesa më të larta”, tha Gjiknuri.

Ai zbuloi se shumë investimeve që kanë nisur tashmë, do t’u shtohet Porti dhe Marina, që do të krijojnë një akses shumë të madh në tregje që pak kush i mendonte.

“Prova e transformimit të qendrës së Vlorës por dhe akseve kryesore të qytetit janë dëshmia më e mirë për atë që do të vijë në mandatin e tretë edhe për pjesët e tjera të paprekura. Siç filluam me disa lagje në Çole apo në Kume do të vazhdojmë edhe me pjesët tjera. Vlera e të gjitha pronave rritet kur ka një zhvillim urban. Kjo ndodhi edhe në Skelë me Bulevardin ku mjedisi u bë më i mirë. Gjithësesi, në nivelin lokal dhe qendror ne kemi edhe gjëra që duhet ti përmirësojmë dhe ndaj jemi këtu që të dëgjojmë njëri-tjetrin”, u shpreh socialisti.

Duke ju referuar investimeve të pritshme për Marinën e Vlorës dhe zhvillimin e pronave atje, Gjiknuri garantoi se biznesi vendas do të jetë i përfshirë. Për këtë, tha se ka biseduar dhe me kryeministrin Edi Rama.

“Investitorët vlonjat do të jenë pjesë e saj. Këtë e kam biseduar dhe me Kryeministrin dhe kemi rënë dakord që çdo investitor që do të marrë përsipër ta çojë përpara atë projekt, natyrshëm do të lërë vend edhe për biznesin vlonjat që ka mundësi dhe dëshirë të përfshihet”, garantoi ai.

Ndërkohë, kryebashkiaku Leli tha se biznesmenët e ndërtimit e kanë prekur efektin që kanë patur projektet e investimeve të kryera në Vlorë, gjatë 8 viteve të drejtimit të vendit nga Partia Socialiste.

“Në këto 8 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste ka patur një kontribut të spikatur ndaj Vlorës prej Kryeministrit Rama. Unë e shikoj transformimin e përditshëm të këtij qyteti sepse më lidh puna e përditshme ndërsa ju shikoni atë që ndodh në bizneset tuaja. Pavarësisht vështirësive, jemi në një rritje të vazhdueshme të vlerës së objekteve që janë ndërtuar në qytet dhe që vazhdojnë të ndërtohen.

Kërkesa e lartë për blerje të pronave të patundshme tashmë nuk është vetëm në zonën e Lungomares por edhe në zona të tjera siç është Radhima. Rritja e kërkesës për të ndërtuar, rritje e kërkesës së qytetarëve për të blerë dhe gjetur prona në vijën bregdetare që do vazhdojë të transformohet”, theksoi Leli.

Sipas tij, rritja e kërkesës për hoteleri flet për strategjinë e duhur të qeverisë shqiptare për të ndryshuar qytetin.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani u ndal tek efekti konkret i investimeve tek tregu i pasurive. “Jam ndër të parët që kam ndërtuar në Lungomare. I gjithë kompleksi shitej me 550 euro metri katror. Sot vlera e aseteve është rritur me 100% dhe metri katror ka arritur në rreth 1200 euro. Duket sikur kemi ndërtuar vetëm me rritjen e aseteve edhe dy apo tre palate të tjera”, u shpreh Breshani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img