
Vlora paraqiti kandidaturën e saj pranë ACES Europe dhe përpara disa ditësh në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë “Ceremonisë së Përvitshme të Shpalljes së Emërimeve për Vitin 2024” (ACES Annual GALA Awards 2024), kërkesa u pranua. Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë për sportet dhe infrastrukturën sportive, Elona Hasanaj, drejtuese e Klubit Shumësportësh “Flamurtari” dhe Tea Memushi, basketbolliste e njohur ishin përfaqësuesit që morën në dorëzim emërimin. Marrja e këtij titulli synon që Vlora të angazhohet për të qenë një qytet sa më i rëndësishëm, dinamik dhe gjithëpërfshirës që përqafon shëndetin, duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitetet sportive, shkruan newsbomb.al. “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është dhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit.View this post on Instagram
Sondazh
Poll