Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vlora parakalon Gjirokastrën dhe Sarandën, Rama dhe Erdogan “firmosin” aeroportin e ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

35eabc615bf5675cb543cdd59f7f4acc

Ndonëse Gjirokastra është konsideruar gjithnjë si vendi ideal ku duhet të ndërtohet aeroporti i ri në jug të vendit, qyteti i gurtë është parakaluar nga Vlora.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot për takimin që ka zhvilluar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin ka diskutuar ndër të tjera edhe për ndërtimin e aeroportit në qytetin e Vlorës.

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, shkruan Rama në “Facebook”.

Pas kontratës së re të firmosur me koncesionarët e aeroportit të Rinasit, u krijua mundësia e ndërtimit të aeroporteve të reja në jug të vendit. Gjirokastra dhe Saranda ishin ato që konkurronin me njëra-tjetrën se kush do të përfitonte investimin gjigant, por Rama futi në lojë fuqishëm Vlorën.

Kryeministri premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet lokale se në Vlorë do të ndërtohet aeroporti i ri dhe mesa duket është drejt realizimit të këtij premtimi.

Korça dhe Fieri ishin dy qytetet e tjera që iu shtuan së fundmi listës së qyteteve pretendente për ndërtimin e aeroportit, por pas përzgjedhjes së Vlorës, shanset për to janë zvogëluar shumë.

Megjithatë, Rama ka premtuar ndërtimin e dy aeroporteve në jug të vendit dhe duket se është Saranda që do të përfitojë pas Vlorës. Dy qytetet bregdetare konsiderohen të rëndësishme jo vetëm për industrinë e turizmit, por edhe për zhvillimin e qytezeve dhe fshatrave përreth.

Në Vlorë janë tre pista të vjetra mbi gjurmët e të cilave mund të ndërtohet aeroporti i ri.

Pista rrëzë kodrave të Kaninës, e ndërtuar nga italianët, pista në periferinë perëndimore të qytetit, e ndëruar po nga italianët dhe fusha e avicionit në Akërni konsiderohen si hapësira të mundshme për ndërtimin e aeroportit të ri.

Edi Rama u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 në qarkun e Vlorës, ku Qeveria e tij ka investuar në tre projekte të rëndësishme siç janë lungomare, rruga trans-ballkanike dhe ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.

Me hapat pozitive drejt një projekti për aeroportin në Vlorë, Rama po mundohet të lërë një gjurmë të madhe në këtë qytet.

*SONDAZHI i Newsbomb.al: Rama nuk i shkëputet dot Patozit, rivalizohet fuqishëm në Vlorë

Më shumë

spot_img
spot_img