Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Vlora pajiset me 20 “super mjete” për mbledhjen e mbeturinave, Leli: Nuk u kujtuam vonë, ngërçet e kompanisë përgjegjëse na penguan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga sot qyteti i Vlorës do të ketë edhe 20 makina të reja të teknologjisë së fundit për mbledhjen e mbeturinave.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku Dritan Leli, gjatë prezantimit të mjeteve të reja, ku është shprehur se ngërçet e shumta të kompanisë përgjegjëse për pastrimin e qytetit kishin krijuar një situatë të pakëndshme nga mbetjet urbane.

Fjala e Lelit:

Gëzimi i kësaj dite ka nisur ca vite më parë, por koha e pengesat nuk mi kanë ndryshuar ëndrrat për ta bërë Vlorën të pastër. Nga sot, shpresoj shumë që t’ia arrijmë. Ngërçet e pafundme që krijoi dhe ende po krijon firma ‘Duka’, përgjegjëse për pastrimin e qytetit, e bënë të ngutshme ndërhyrjen me këto super mjete që po prezantojmë sot, 20 makina të teknologjisë së fundit që do të bëjnë mbledhjen e mbeturinave.

Ata që do të pyesin se përse u kujtuam kaq vonë, jo, nuk u kujtuam kaq vonë! Vënia e makinave në shërbim të qytetit ishte parashikuar të bëhej bashkë me përfundimin e Landfillit të Sherishtës, por vonesat e tij dhe nevojat e qytetit për të shpëtuar nga mbetjet, nuk na lejojnë vonesa të tjera.

Në këtë pikë, përdorimi i këtyre mjeteve dhe heqja e licencës së firmës së pastrimit janë zgjidhja e vetme për qytetin. Nuk do harroj e as do lodhem të përsëris edhe kërkesën e vazhdueshme për t’i hedhur mbetjet në kosh, aty ku kanë vendin, as nga makina, as nga ballkoni e as nëpër rrugë!

Të përpiqemi të gjithë bashkë ta mbajmë Vlorën të pastër, jemi në zemër të sezonit turistik!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img