Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Vlora Hyseni në krye të SHISH, eksperti nga Kosova: E shkarkuan nga Agjencia e Inteligjencës se konsiderohej si njeriu Thaçit

Lajme të ngjashëm

Bedri Elezi, ekspert sigurie në Kosovë, thotë se Vlora Hyseni është larguar nga Agjencia e Inteligjencës në Prishtinë sepse konsiderohej si njeriu i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte çuar presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për kreun e Shërbimit Informativ shqiptar. Prej një viti, Hyseni mbante dhe postin e këshilltares së Ramës.

“Vlora Hyseni është rekrutuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë nga një konkurs standard i asaj kohe. Presidentja i kishte kërkuar të dorëhiqej, e njeh mirë se të dyja janë nga Mitrovica.

Presidentja kishte interes të lironte pozicionin e zëvendësdrejtorit për një mik të tyre, vëllain e deputetes së listës Guxo. Konsiderohej si njeriu i Hashim Thaçit”, është shprehur Bedri Elezi, ekspert sigurie në Kosovë, për emisionin “Ora e Betit”.

Pas njoftimit të emrit të Vlora Hysenit nga Rama, shumë e konsideruan si një provokim ndaj Kosovës, ndërsa aktorë të tjerë politikë dhe publikë u shprehën se shqiptarja e Kosovës ishte shkarkuar për nxjerrje të sekreteve dhe nuk duhet të marrë nën kontroll SHISH.

Më shumë