Vlora, ishte një nga qarqet “e nxehta” në këto zgjedhje. Socialistët kërkonin të rikonfirmonin mandatet që kishin (gjë që e bën) dhe të merrnin mandatin e 9, kurse demokratët synonin fitore të madhe për të përmbysur atë që e quajnë “regjimi Rama”.
Por, në Vlorë kishte dhe një përballje tjetër; ishte ajo mes “boksierit” të majtë Damian Gjiknuri dhe “mundësit” të djathtë Bujar Leskaj.
Në përballjen politike arriti të fitonte i pari. Edhe pse jo objektivin maksimal, por ia doli.
Qyteti bregdetar që duhet të dallohej për sportin e notit, “zien” nga dy “tiatanë” të peshave të rënda. Në rrjetet sociale është publikuar një video e Damian Gjiknurit, teksa ky i fundit bokson thesin e palestrës.
Sa për Bujar Leskajn, video e tij duke bërë mundje në një lokal, e kohëve më parë është bërë virale. Megjithatë, në kuadër të “matjes së fuqive” të dy drejtuesve të politikë në Vlorë, po risjellim dhe videon e demokratit.