Gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka qenë tepër e fortë në dy qarqe, atë të Vlorës dhe Beratit.
Basha ka marrë një rezultat pozitiv, por të ngushtë përballë kandidatit Agron Shehaj.
Duke marrë parasysh parregullsitë, por edhe pabarazinë gjatë fushatës, për të cilën kandidatët përballë Bashës janë ankuar vazhdimisht, duket se Vlora dhe Berati kanë kërkuar ndryshimin.
Numri i votave në VLORË:
Lulzim Basha – 1057 vota
Agron Shehaj – 666 vota
E vetmja degë e Partisë Demokratike që e ka përmbysur rezultatin në favor të Shehajt ka qenë Selenica.
Basha ka arritur të rikonfirmohet në krye të PD-së me një rezultat spektakolar prej 81% të votave në total.
Votat në BERAT:
Lulzim Basha – 1326 vota
Agron Shehaj – 486 vota
Surpriza më e madhe në Berat kanë qenë 13 vota për Sali Berishën. Ndonëse të pavlefshme, në 13 fletë votimi është shkruar emri i liderit historik të PD-së.
