Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vlonjati me dy emra i arrestuar te “Astiri” në Tiranë për pak vrau 3 të rinj në Vlorë, pas sherrit për një motorr (NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
Ai shkaktoi plagosjen e tre personave në janar të këtij viti në një lokal të Vlorës pas sherrit për shit-blerjen e një motorri.

Të plagosur mbetën Marsel Shenko, i cili ka marrë plumb në dorën e majtë dhe dëmtime në këmbë e trup. Zhaver Shenko ka marrë një plumb në këmbë, kurse 18-vjecari Flavio Kamberaj ka marrë tre plumba në kofshën e djathtë, legen dhe pjesën e poshtme të këmbës.

I vetmi konflikt qe kanë pasur vellezerit Marsel dhe Zhaver Shenko me autorin ka qenë mbi shit-blerjen e një motori disa muaj me parë. 18-vjecari Flavio Kamberaj mbeti i plagosur rastësisht.

 NJOFTIMI I POLICISË PAS NGJARJES

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :

1- M.Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

2- Zh.Sh., 24 vjeç, banues në Vlorë.

3- F.K., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Policia diten e djeshme tha se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Dyshohet se autori në lidhje me këtë ngjarje është shtetasi: E.A. 31 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.