Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Vlonjatët paralajmëruan protestë për “Sheshin e Flamurit”, reagon Rama: Qenkan revoltuar foltorexhinjtë! Nuk kanë faj…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama reagon pas thirrjeve për protestë të qytetarëve të Vlorës, të cilët kërkojnë transparencë për projektin e transformimit të “Shtetit të Flamurit”. Rama shkruan se ata që bëjnë këto thirrje janë pjesë e foltores së Berishës.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Të dielën më 3 prill, ora 11.00, vlonjatët janë lajmëruar se në “Sheshin e Flamurit” do të zhvillohet një protestë, shkruan newsbomb.al. Ata do të kërkojnë transparencë në lidhje me ndërtimin që po bëhet në vendin e 4 topave!

Projekti i rikonceptimit të “Sheshit të Flamurit” ka nxitur debat në opinionin publik pasi ka shtyrë qeverinë që të shtetëzojë disa prona private, përfshirë këtu edhe një ndërtesë shumëkatëshe. Por sipas ekspertëve të fushës, ai do t’i japë Vlorës atë që i mungon për sa i përket trashëgimisë kulturore.

Rijetëzimi i “Sheshit të Flamurit” do të bëhet nga arkitekti i mirënjohur belg, Xavier de Geyter, për ta transformuar Vlorën në një realitet të ri mesdhetar.

Më shumë




spot_img








spot_img