Një çift që ka lënë vendin e tyre të lindjes për të ardhur dhe jetuar në Shqipëri. Kështu nis historia e çiftit nga Brazili dhe Ukraina të cilët prej 3 vitesh jetojnë në jug të Shqipërisë dhe e flasin gjuhën shqipe shumë mirë.
Para kamerave të “Ora Verore”, gruaja nga Brazili e cila së bashku me bashkëshortin e saj jetojnë në Vlorë shprehet se është e dashuruar pas qytetit.
Për më tepër braziliania pohon se ndihet vlonjate në zemër, duke theksuar se banorët e Vlorës nuk janë të frikshëm apo të egër.
“Jam nga Brazili, kam tre vite e gjysmë në Shqipëri. Kishim një mësues shumë të mirë në Tiranë, që na mësoi gjuhën. Bashkëshorti im është nga Ukraina dhe flet shumë mirë shqip. Shqipëria është shumë e bukur. Unë jetoj në Vlorë. Vlonjatët nuk janë të frikshëm, unë jam vlonjate në zemër.”, tha ajo.