Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Vllaznia” mbërrin në Gjykatë para Evropës, biznesmeni hedh akuza: Bashkia Shkodër ka paracaktuar fituesin (ARGUMENTET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hije dyshimi për manipulim të procesit të privatizimit të klubit të Futbollit “Vllaznia”. Eshtë Almiro Gurakuqi, biznesmeni që ka hyrë në ankand për blerjen e klubit shkodran, që ka akuzuar autoritetin Shitës, Bashkinë Shkodër, se po manipulon procesin dhe se ka paracaktuar fituesin, raporton newsport.al.

Por sipas zotit Gurakuqi, kjo gjë nuk do të ndodhë, sepse, grupi financiar që ai përfaqëson, do ti shkojë procesit të ankandit deri në fund. Pasi të marrë përgjigjen zyrtare nga Bashkia, ai do ti drejtohet Autoritetit të Konkurrencës; më pas APP dhe në fund KPK-së. Dhe pas shprehjes së këtyre institucioneve, sido që të jetë vendimi, çështja do të shkojë në gjykatë. “Jam tifoz i çmendur, kam shkuar ne ndeshje edhe kur me kane thene se kjo ndeshje eshte lene”, tha ai ne konference per shtyp.

Me logjikën e treguar dje edhe nëpërmjet dokumenteve, presupozohet, se me afatet kohore të kërkuara për përgjigjet nga këto institucione, edhe sezonin e arshëshëm, Vllaznia, nuk do të mund të bjerë dot në dorën e privatit, pa përfunduar proceset gjyqësore.

Deklarata e zotit Almiro Gurakuqi

Ne ditën e hënë duke respektuar të gjitha afatet ligjore, kemi bërë ankimimin në Bashki. Presim përgjigjen dhe nuk e dimë se c’përgjigje do të jepet. Jemi të hapur me ju, dhe presim përgjigje. E vetmja problematikë do të jetë se ky process do të zgjasë pafund. Sepse Bashkia nuk kërkon, dhe këtë po e them me sinqeritet, një process të hapur dhe transparent. Shoh te autoriteti shitës një njëanshmëri absolute, një parapërcaktim të fituesit. Megjithatë tia lëmë kohës.

Unë dhe stafi do të ndjekim procedururat nga bashkia shkodër, te Autoriteti I Konkurrencës, te APP dhe KPK. Pra do të ndjekim të gjitha instancat të cilat do të shprehen dhe Bashkia e Shkodrës nuk e di se cdo të vendosë më pas.

Dhe sido që të shprehen këto institucione, do të jetë procesi gjyqsor pasi serioziteti ynë në këtë process është maksimal. Nuk kemi ardh për tu tall. Jemi tifozë të sëmurë të Vllaznisë dhe rrimë pa gjumë për ekipin dhe mendojmë dhe dëshirojmë më të mirën për këtë ekip. Klubi I shkodranëve në Tiranë është I fuqishëm dhe sensibël dhe e ndjekim me po atë pasion ekipin e zemrës.

Cmimi total 550 me tvsh. Ligji i ankandeve mbi këtë cmim që do të shitet, subjekti nuk paguan gjë. Se cfarë paguan bashkia është tjetër gje. Në formularin tip është e detyrueshme të vesh dy shifrat. Unë kam dhënë cmimin total, dhe sa i përket cmimit, bashkia Shkodrës, ditën që u hap ankandi dhe te sqarimet për cmimet, autoriteti shitës ka përdetyre të kërkojë sqarime ndaj subjekteve ofertuese. Përderisa në procesverbal është regjistruar ai cmim nuk ka të bëjë me cmim me të ulët se aq. Akandi do caktohet ditë tjetër sipas cmimit më të lartë. Nuk besoj se ka ndonjë dyshim pasi vetë procesverbali e ka regjistruar shumën dhe është me vulën e bashkisë dhe nuk kanë pse spekulojnë me shuma të tjera.

I kemi hyrë kësaj pune me dëshirën e madhe për të qenë blerës potencial. Terreni është si është, por jemi mësuar të mos tërhiqemi. Kemi bërë investimet e mundshme që këtë process ta cojmë ku duhet. Do të ishte në të mirë të bashkisë që të kishte sa më shumë ofertues ditën finale të ankandit, por zgjodhi këtë rrugë që nuk e kuptojmë pse. Por duke qenë se ka edhe instance të tjera që do të japin drejtësi dhe do vendosin pikat mbi “i”.

Një nga pikat më kryesore të Vllaznisë dhe vrima e zezë janë borxhet e saj. Ato I kemi ndjekur në cdo institucion. Në këtë sipërmarrje, borxhi është pjesa më e erret dhe kemi marrë hapat që të bëjmë gradualisht likuidimin e borxhit. Dhe ato paradoksalisht janë hije e zezë nga bashkia. Pasi në dokumentet e parë të Ankandit, borxhet kanë qenë 1.2, 1.3, 1.6 milionë dollar dhe me shuma të ndryshme. Dhe pas kërkesës së zotit Fusha dhe APP për situatën reale, borxhi është 2.2 milionë dollar. Dhe me gjithë këto borxhe, dhe nuk e dimë se cfarë fshihet pas tyre, sepse subjekti shitës nuk ka treguar të vërtetën për kontratën për futjen në Evropë, kujt I janë marrë paratë borxh sepse gjithë shuma që do hyjë në Evropë i merr Federata, sepse kanë marrë borxh te Federata. Dhe kjo kontratë nuk i del për zot dhe kush është autoriteti. Dhe me gjithë këto hije të zeza e kemi marrë parasysh që nese do të jemi fituesit do likuidojmë borxhet që Vllaznia të mos kthejë kokën pas por të shohë përpara për të qenë ekipi kampion.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img