Hapësire reklamuese

Politikë

“Vllahutin ka kërkuar arrestimin tim”, Zyra e BE reagon për deklaratat e Berishës

Shkruar nga Newsbomb

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagon pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se Ambasadorja Romana Vlahutin i kishte kërkuar ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla arrestimin e tij.

Delegacioni iu përgjigj TvKlan lidhur me këtë çështje duke mos pranuar të komentojë deklaratat e ish-kryeministri, të cilat i quajti trillime të pabaza.

“Bashkimi Europian nuk komenton rreth trillimeve, të cilat janë krejtësisht të pabaza”.

Në një intervistë në studion e ABCNews, ish-kryeministri tha se Llalla ia kishte raportuar ish-presidentit Nishani kërkesën e zonjës Vlahutin, ndërsa ai vete e kishte mësuar nga diplomatë të huaj.

Berisha nuk bëri komente për letrën Llallës drejtuar Senatit Amerikan, por e gjen të pa vend deklaratën e Ambasadorit Donald Lu pas publikimit të saj. Ish-Kryeministri akuzon drejtpërdrejt ambasadorët Lu dhe Vlahutin se ndihmuan Ramën të kapte Reformën në Drejtësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu