Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vlerësoi Vasil Laçin/ Meta publikon foton me pasardhësin e Heroit të Popullit: Gjaku nuk bëhet ujë

Shkruar nga Newsbomb
Meta me pasardhësin e Heroit të Popullit

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta vlerësoi Heroin e Popullit Vasil Laçi, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Sot ai ka treguar se ka takuar edhe pasardhësin e Laçit, i cili mban me krenari të njëjtin emër.

Kreu i shtetit thekson se gjaku nuk bëhet ujë dhe duhet nderim për heronjtë që dhanë jetën për liri.

‘Kënaqësi të takoja dje edhe Vasilin e ri, pasardhësin e Heroit tonë, Vasil Laçi, i cili mban me krenari emrin e Tij.
GJAKU NUK BËHET UJË!
Ndaj nderimi për Heronjtë që dhanë jetën për LIRINË mbetet i përjetshëm!’, shkruan Meta në ‘Facebook’.

Sipas Metës, dekorata vleresuese per heroin e Popullit Vasil Laçi (pas vdekjes) ka kete motivacion:  “Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.

LEXO EDHE:  https://www.newsbomb.al/meta-vlereson-heroin-e-popullit-vasil-laci-liria-nuk-dhurohet-por-fitohet-208004

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu