Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vlerësoi kohën e komunizmit, Rama i nxjerr VIDEON promovuese Luljeta Bozos: Inxhinierja tregon vitet e punës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

16a2ae900f4794262b45e8d8d9aba3c6

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm përmes një video-mesazhi, inxhinieren Luljeta Bozo, e cila është e para në listën e PS për Tiranën, për zgjedhjet e 25 prillit.

Bozo thotë se qëkur ka përfunduar universitetin, ka punuar si inxhiniere dhe profesore. Ajo thekson se ka 56 vite që punon, pa ndërprerje. Mesa duket, pas reagimeve kundër deklaratës së Bozos e cila vlerësonte kohën e komunizmit, kryeministri i ka nxjerr asaj videon për ta promovuar dhe për të treguar vitet e punës.

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet… Në vitin 1965 mbarova studimet në fakultetin e inxhinierisë. U diplomova inxhiniere ndërtimi dhe meqë isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në universitet. Kam 56 vite që punoj, pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerr në vitin’75.  Deri sot janë bërë gati 35 libra të botuara”, thotë ndër të tjera inxhinierja e njohur, në video-mesazhin që shpërndan Edi Rama.

“Tashti unë për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar me disa probleme shoqërore ku ata do ta ndjejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e ndërtimit shkencor”, thotë Bozo ndër të tjera.

Bozo flet për veten dhe prioritete që ajo ka kur të bëhet deputete. Inxhinierja e njohur tregon se gjatë dhe pas tërmetit, shumë njerëz që nuk e njihnin, e ndalonin në rrugë dhe e falenderonin.

“Një javë rresht pas tërmetit unë kam qenë në të gjitha televizionet, pa asnjë interes. Sepse fundja unë nisem nga parimi i famshëm që thotë: bëje të mirën dhe hidhen në det, dhe nuk të humbet”, shtoi ajo.

Duke qeshur Bozo tregoi dhe regjimin e saj të përditshëm. “Çohem shumë herët, 04.40-05.00. Menjëherë bëj një ecje 5 km, ky është regjimi ditor i ushtarit.”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img