Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Vlerat etnografike nga trevat shqiptare, të premten mbahet ekspozita fotografike “ETNO 2021” në Tiranë me të ftuar specialë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të premten në orën 18:00 në amfiatetarin përpara Akademisë së Arteve në Tiranë do të mbahet ekspozita fotografike “ETNO 2021”.

“Etno 2021” do të zhvillohet në kuadër të Ditës së Fotografisë ku do të ketë të ftuar special nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

“Me date 15 Tetor,ne oren 18.00 ne ambientet perpara Akademise se Arteve,ku zhvillohet Festivali Nderkombetar i Filmit  DEA OPEN AIR,do te mbahet dhe Ekspozita Fotografike “Etno 2021” ne kuadrin e Diteve te Fotografise qe sivjet zhvillohet ne Tirane si te ftuar special te festivalit .

13 ( trembedhjete) autore do shpalosin vlerat etnografike te mbare trevave shqiptare nga Kosova,Mali Zi,Maqedonia e Veriut Shqiperia madje dhe Arbereshet e Italise. Do na nderonit me pjesmarrjen Tuaj!” shkruan në postimin e tij Ardian Fezollari, liriku i peizazhit fotografik.

Veshjet popullore nuk janë gjë tjetër veçse shpirti i traditës së një vendi, janë ngjyrat, festat, vajet, gëzimet, janë gjithçka e lidhur me jetën dhe me atë që trashëgohet përmes kulturës.

Është bukur të bësh bashkë xhubletën dhe fustanellën, tirqet dhe xhamadanin dhe kjo vetëm nëpërmjet syrit të fotografëve që i kanë kërkuar, gjetur dhe fiksuar për të përcjellë traditën dhe për të treguar se arti merr vlerë të dyfishtë, një herë përmes shpirtit të duarve, kur janë punuar këto kostume të mrekullueshme dhe një herë përmes syrit, kur janë fiksuar para objektivit.

Të shohësh përmes traditës do të thotë të shohësh shpirtin dhe shpirti i një populli mbahet gjallë përmes kujtesës që na e rizgjon “ETNO 2021”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img