Hapësire reklamuese

Bota

Vlen 150 mijë paund, gjendet një kapale e Napoleon Bonapartit

Shkruar nga Newsbomb
Vlen 150 mijë paund, gjendet një kapale e Napoleon Bonapartit

100 mijë deri në 150 mijë paund. Kaq vlen një kapale e Perandorit francez Napoleon Bonaparti, e cila është gjetur së fundmi në një shtëpi ankandesh. Pas analizave specifike dhe atyre të ADN, është vërtetuar se kapelja i përket Bonapartit.

Pronari aktual e gjeti atë në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, pa e ditur në fillim se mund t’i përkiste Napoleonit. Pastaj disa detaje e intriguan dhe ai filloi të hetojë, derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.

Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës. Për momentin vlerësohet se vlen midis 100 mijë dhe 150 mijë Paund.

Kapele të tjera të Napoleon Bonapartit janë shitur për 1 milion stërlina.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll