Hapësire reklamuese

Bota

Vladimir Putin “vjedh” logon e Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
Vladimir Putin “vjedh” logon e Partisë Demokratike

Presidenti rus, Vladimir Putin, si duket është “frymëzuar”nga logoja e Partisë Demokratike. Së paku kështu duket nga lajmet e publikuara nga mediat e huaja të cilat shkruajnë se logoja ka ngjashmëri me logon e Partisë Demokratike.

Në fakt, bëhet fjalë për Delovaya Rossiya një organizatë publike kombëtare biznesi në rusi që ka pikërisht këtë logo.

Kjo logo është shumë e ngjashme me atë të PD, ku ajo drejtohej nga Lulzim Basha, pasi pas marrjes së kësaj partie nga ish-kryeministri Sali Berisha, logoja ndryshoi.

Mirëpo, ky takim biznesi është zhvilluar disa vite para, në 2015 dhe jo tani ashtu si është transmetuar nga mediat. Një gjë e tillë vihet re qartë edhe nga pamja e Putinit, i cili është më i dobët dhe më i ri.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.