Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vladimir Bregu, arkitekti i Pallatit të Kongreseve ndahet nga jeta në mënyrë të papritur: Projekti i fundit i Stadiumit nuk iu mor parasysh

Shkruar nga Newsbomb
Vladimir Bregu, arkitekti i Pallatit të Kongreseve ndahet nga jeta në

Arkitekti i njohur Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve dhe bashkëautor i projektit të Piramidës është ndarë papritur nga jeta ditën e sotme. Vitet e fundit Bregu i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, vendin që vinte kohë e pakohë.

Përveçse profesor i arkitekturës dhe i vlerësuar shumë nga studentët e tij për qetësinë, maturinë, për dashurinë për profesionin, Bregu ka qenë edhe në grupin e projektimit të Piramidës në kohën që ajo u ndërtua.

Ndërsa në kohën e demokracisë, shumë prej objekteve kryesore në Tiranë (jo kulla) janë projektuar prej arkitektit ambicioz, duke përfshirë traditën e objekteve me elemente modernë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat.

Projekti i fundit që ka lënë në letër, që nuk është zbatuar dhe me gjasë nuk do të zbatohet për shkak të kërkesës ndryshe të autoriteteve, është ai i Stadiumit “Selman Stërmasi” që kohë më parë është prezantuar edhe nga klubi i futbollit, por që prej vitesh tashmë dergjet në sirtaret e klubit pa parë as dritën e botimit.

Ndërkohë ishte i pari që deklaroi se Bjarke Ingels, kompania që projektoi kompleksi te Teatri Kombëtar e kishte kopjuar projektin e vet nga një studio ukraninase. Ai madje kishte bërë edhe vetë një projekt që siç deklaroi në atë kohë, mund tia vinte në dispozicion falas qeverisë dhe bashkisë. Por duket se edhe ai projekt, sikurse ai i mëparshëm i Stadiumit nuk u morën në konsideratë dhe do të mbeten relike për familjen apo miqtë e arkitektit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese